Real Madridi shkëlqeu në “Santiago Bernabeu” në xhiron e 24-të të La Ligas, duke marr fitore të thellë ndaj Gironas me rezultat 4-0, ku pas kësaj paraqitje Carlo Ancelotti ishte i lumtur.
Kjo pasi mbretërit kanë pesë pikë më shumë se Girona, ndërsa 11 dhe 13 më shumë se Barcelona dhe Atletico Madridi,
“Një lojë e mrekullueshme në çdo aspekt. Ne patëm shumë probleme dhe përsëri dukeshim mirë. Është rezultat i një kombinimi të cilësisë dhe përkushtimit. Unë po bëj gjithçka që mundem për të përfituar sa më shumë nga ky grup lojtarësh me cilësi të lartë. Ata janë çelësi i gjithçkaje”, ka thënë Ancelotti.
Tutje italiani u ndal te Vinicius, për të cilin tha se është lojtari më i mirë në botë.
“Ndeshja më e mirë. Ai është aktualisht më i miri në botë. Belingham është i dyti, pastaj Rodrygo, Valverde, Camavinga”, deklaroi Ancelotti.
Në fund nuk mungoi sërish pyetja për Kylian Mbappe dhe sa i mirë është ai, por Ancelotti dha një përgjigje diplomatike.
“Është një lojtar nga një ekip që nuk e stërvit. Po flas për lojtarët e mi, ata janë më të mirët në botë”, përfundoi Ancelotti. /Telegrafi/
sport,Carlo Ancelotti,la liga,real madrid , Carlo Ancelotti,la liga,real madrid