Brazili përballet me një lajm të keq për Neymarin para ndeshjes me Haitin

Lajme

Brazili mund të mbetet sërish pa Neymarin në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës.

Sipas raportimit të “Ge Globo”, sulmuesi i Santosit ende nuk e ka marrë veten plotësisht nga dëmtimi në pulpën e këmbës dhe rrezikon të mungojë edhe në sfidën kundër Haitit, e cila luhet të shtunën.


34-vjeçari kreu teste mjekësore të hënën dhe po ashtu nuk mori pjesë në stërvitjen e kombëtares braziliane, duke rritur dyshimet për gatishmërinë e tij.

Neymar nuk ishte i gatshëm as për ndeshjen e parë të Brazilit në Botëror, e cila u mbyll me barazimin 1-1 ndaj Marokut. Gjithsesi, ai ishte i pranishëm në bankën rezervë për të mbështetur shokët e skuadrës.

Stafi teknik i Brazilit do të vazhdojë ta vëzhgojë gjendjen e yllit brazilian në ditët në vijim, ndërsa vendimi përfundimtar për paraqitjen e tij ndaj Haitit pritet të merret më pranë ndeshjes./

Promo