Plot 12 ndeshje nën drejtimin e skuadrës së Mainz dhe vetëm 1 fitore e regjistruar. Kjo është pasqyra e rezultateve të teknikut, 41-vjeçar, Jan Siewert, që më 3 nëntor ku mori në dorë “frerët” e skuadrës gjermane, teksa tashmë “aventura” ka përfunduar me bordin e ekipit të Bundesliga, që ka vendosur të shkarkojnë teknikun vendas.
Sieëert mori drejtimin e Mainz pas shkarkimit të Bo Svensson dhe në 12 ndeshje ai mori vetëm një fitore, teksa arriti të regjistronte 6 barazime e 5 humbje, duke patur një mestare pikësh, prej 0.75 për ndeshje.
Bordi i gjermanëve nuk ka vonuar në gjetjen e një emri të ri për stolin e skuadrës, me këtë të fundit, që do të ketë vetëm 13 ndeshje në dispozicion për të tentuar të ringrejë në nivelin e kërkuar ekipin, i cili deri më tani renditet në vendin e 17-të të tabelës, me 12 pikë, duke rrezikuar seriozhit mbijetesën në elitën e futbollit gjerman. /abcnews.al
sport,Bundesliga,jan siewert,Mainz , Bundesliga,jan siewert,Mainz