Bora mbulon fushën e stadiumit, shtyhet ndeshja e Kategorisë së Parë

Lajme

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 30-të të Kategorisë së Parë, Korabi – Luzi nuk do të luhet sot për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dëborës në qytetin e Peshkopisë.

Ndeshja e javës së 30-të Korabi – Luzi do të spostohet për t’u luajtur ditën e mërkurë më datë 24 prill, në orën 15:00.

Ky vendim është marrë në konsensus të plotë me dy klubet e Kategorisë së Parë që ndeshja të luhet në kushte sa më të mira dhe optimale.



sport,Kategoria e Parë , Kategoria e Parë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *