Bleart Tolaj është shndërruar në qendrën e një situate të pazakontë mes Ballkanit dhe Gjilanit. Dy klubet e Superligës së Kosovës e bënë publik zyrtarizimin e anësorit pothuajse në të njëjtën kohë.
Klubi i Ballkanit njoftoi se 26-vjeçari nga Deçani ka rinovuar kontratën me skuadrën e Suharekës edhe për 2 vite të tjera. Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor, edhe Gjilani publikoi në rrjetet sociale prezantimin e Bleart Tolajt.
Për momentin, nuk ka ende një qartësi të plotë nëse futbollisti ka zgjatur marrëveshjen me Ballkanin apo ka kaluar te Gjilani. Një episod i tillë mbetet i pazakontë dhe vështirë se kujtohet të ketë ndodhur më parë nga një klub shqiptar.
Sa i përket paraqitjeve në fushë, Tolaj njihet si një lojtar shumë i dobishëm në repartin ofensiv, jo vetëm për finalizimin e aksioneve, por edhe për asistet. Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij është 600 mijë euro. Sulmuesi ka fituar edhe titullin kampion në Superligën e Kosovës me Ballkanin, në periudhën kur në stol ishte Ilir Daja.












