Besnik Krasniqi vazhdon kontratën me Dritën

Lajme

Besnik Krasniqi do të vazhdojë të jetë pjesë e Dritës.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka rinovuar kontratën me gjilanasit edhe për dy vite të tjera, shkruan Gazeta Express.

Marrëveshja u zyrtarizua sonte nga klubi i Dritës.

33-vjeçari është pjesë e “Intelektualëve” nga vera e vitit 2022. Ai vlerësohet si një prej futbollistëve kryesorë të tyre.

Njoftimi i plotë nga klubi i Dritës (pa ndërhyrje):

“Besnik Krasniqi eshte lojtari yne edhe per dy vite

Kemi knaqësin te ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për zgjatjen e marrëveshjes edhe për dy vite të njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit.

Fjala është për Besnik Krasniqin i cili u prezantua nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili e cilësoi si njërin prej liderëve të ekipit. Ai do te vazhdojë të jetë pjesë e jona edhe për dy vitet e ardhshme.

Urime BES”. /Gazeta Express/



sport,besnik krasniqi,drita,ffk superliga , besnik krasniqi,drita,ffk superliga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *