Besëlidhja ka bërë zyrtare përforcimin e radhës, teksa përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka konfirmuar afrimin e Lucian Radu. Futbollisti 20-vjeçar, i cili aktivizohet si mesfushor ofensiv, vjen nga skuadra moldave FC Zimbru Chisinau.
Lojtari i ri i ekipit lezhjan është gjithashtu pjesë e përfaqësueses Moldavia U-21.
“KF Besëlidhja ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit moldav Lucian Radu, i cili bashkohet zyrtarisht me klubin tonë.
20-vjeçari vjen nga klubi FC Zimbru Chișinău dhe është gjithashtu pjesë e Moldovisë U-21, duke sjellë energji, cilësi dhe potencial të madh për mesfushën tonë.
I urojmë Lucianit suksese me fanellën e Besëlidhjes dhe shumë momente të bukura së bashku! Mirë se erdhe në Lezhë, Lucian!”, ka shkruar klubi i Besëlidhjes.
Pas ngjitjes në Kategorinë e Parë, skuadra veriore ka si objektiv Superioren, edhe pse rruga drejt elitës së futbollit shqiptar mbetet ende me pengesa.








