Besëlidhja synon lart në misionin “Superiore”, lezhjanët përforcojnë mesfushën me talentin moldav

Besëlidhja synon lart në misionin “Superiore”, lezhjanët përforcojnë mesfushën me talentin moldav

Lajme

Besëlidhja po tregon qartë se e ka marrë seriozisht projektin për të qenë një prej skuadrave më ambicioze në Kategorinë e Parë, ndërsa lëvizjet e fundit në merkato e përforcojnë edhe më shumë këtë ide.

Klubi lezhjan ka zyrtarizuar së fundmi afrimin e Lucian Radu, mesfushorit që vjen nga FC Zimbru Chisinau në Moldavi, përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale.

Radu mbylli sezonin e fundit me 30 ndeshje të luajtura, duke realizuar 2 gola dhe duke dhënë 6 asiste, shifra që kanë shtyrë Besëlidhjen të finalizojë tratativën për të shtuar cilësi dhe energji në repartin e mesfushës.

POSTIMI:

“KF Besëlidhja ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit moldav Lucian Radu, i cili bashkohet zyrtarisht me klubin tonë.

20-vjeçari vjen nga klubi FC Zimbru Chișinău dhe është gjithashtu pjesë e Moldovisë U-21, duke sjellë energji, cilësi dhe potencial të madh për mesfushën tonë.

I urojmë Lucianit suksese me fanellën e Besëlidhjes dhe shumë momente të bukura së bashku!

Mirë se erdhe në Lezhë, Lucian!”








https://www.facebook.com/reel/1338805074338499/
https://www.facebook.com/reel/1338805074338499/

Promo