Bernd Leno është zotuar se do të tentojë që të ndalojë Manchester City që të afrohet në vetëm një ndeshje larg për të fituar titullin e Ligës Premier, teksa do të bëjë përpjekje që t’i ndihmojë Arsenalit.
Fulhami do të jetë nikoqir i Manchester Cityt dhe në rast se ata i shmangen humbjes, ‘Topçinjtë’ do të marrin një goditje të fortë në garën për titull.
“Ne do të tentojmë që të fitojmë ndeshjen si gjithmonë. Është e qartë për mua, ne do të bëjmë përpjekje, 100 për qind”, ka thënë Leno.
“Ne do të luajmë ndaj njërës prej skuadrave më të mira në botë, nëse jo më e mira sipas mendimit tim. Por, si gjithmonë, për më shumë në Craven Cottage, ne jemi një ekip shumë i vështirë dhe do t’i dhurojmë Cityt një ndeshje mjaft të vështirë”, është shprehur portieri gjerman.
Leno gjithashtu është i etur që t’i ndihmojë Arsenalit. Pasi barazuan me rezultat 0-0 ndaj Brentfordit në vikend një tifoz i Arsenalit i bëri një kërkesë në rrjetet sociale.
“Të njëjtën bëje edhe javën e ardhshme vëlla. Të gjithë sytë tek ti”, kishte shkruar një tifoz në postimin e tij në Instagram, ndërsa “Mirë shef!”, ishte përgjigja e Lenos ndaj tifozit. /Telegrafi/
sport,bernd leno,Premier League , bernd leno,Premier League