Bayer Leverkusen merr fitoren e radhës, Bayern Munich dështon sërish

Lajme

Në kuadër të javës së 28-të të Bundesligës, lideri Bayer Leverkusen ka marr fitoren e radhës, ndërsa ndjekësi i parë, Bayern Munich ka pësuar humbje.

Aspirinat kanë shënuar fitore ndaj Union Berlinit si mysafir me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Florian Wirtz nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë.

Në anën tjetër, Bayern Munich u mendua se mori fitore, pasi që pjesën e parë e mbylli në epërsi prej 2-0 ndaj Heidenheim.

Harr Kane dhe Serge Gnabry shënuan golat në minutat 38’ dhe 45’ për bavarezët.

Por në pjesën e dytë, Heidenheim, u kthye në lojë duke shënuar dy herë shpejtë.

Kevin Sessa dhe Tim Kleindienst shënuan në minutat 50’ dhe 51’ për rezultatin 2-2.

Kleindienst nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e fitores për vendasit për 3-2.

Bayer Leverkusen me 76 pikë është lider në Bundesliga, ndërsa Bayern Munich mbetet i dyti me 60 pikë. /Telegrafi/



sport,Bayer Leverkusen,Bayern Munich,Bundesliga , Bayer Leverkusen,Bayern Munich,Bundesliga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *