Dani Olmo është lojtar më i ri i Barcelonës. Mesfushori, fitues i Kampionatit Evropian me Spanjën, largohet nga Leipzig për 55 milionë euro dhe ka firmosur një kontratë për të deri në vitin 2030 me gjigantët spanjollë.
Njoftimi i Barçës vjen me një deklaratë në kanalet zyrtare: “Barcelona dhe RB Leipzig kanë arritur marrëveshje për transferimin e Dani Olmos.
Lojtari do të nënshkruajë kontratë me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri në 30 qershor 2030, dhe klauzola e tij e lirimit është vendosur në 500 milionë euro, Dani Omo kthehet në Barcelonë pas një mungese prej një dekade”.
sport,BARCELONA,Dani Olmo , BARCELONA,Dani Olmo