Barcelona duket se nuk e ka kaluar lehtë humbjen nga rivali historik, Real Madridi, pasi që forma e dobët po vazhdon edhe në Kupën e Mbretit.
Pas 45 minutash, Barcelona është duke pësuar barazuar si mysafir i Unionistas me rezultat 1-1.
Golin e parë e shënoi Alvaro Gomez për vendasit në minutën e 31-të të ndeshjes.
Por Barcelona arriti të reagojë, një minutë pa u mbyllur koha e rregullt me Ferran Torres që barazoi shifrat.
Unionistas është klub që bën pjesë në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.
Xavi për këtë ndeshje ka vendosur të bëjë disa ndryshime në përbërje, duke lënë emra si Robert Lewandowski, Ilkay Gundogan e Pedri.
Duke e parë rezultatin, mund të ndodh që këta yje të futen në fushë në pjesën e dytë. /Telegrafi/
sport,BARCELONA,Ferran Torres , BARCELONA,Ferran Torres