Barcelona pranë marrëveshjes ‘historike’ me prodhuesin e fanellave të reja

Lajme

[ad_1]

Barcelona janë në negociata të avancuara me Puma-n për t’u bërë prodhuesi i ri i fanellave të blaugranasve, ka raportuar Diario Sport.

Kompania gjermane kështu do të detyrohej t’i paguante katalanasve 200 milionë euro në një kontratë 10-vjeçare.

Duke përfshirë bonuset marrëveshja do mund të kapte shifrën e 300 milionë eurove dhe do të ishte marrëveshja më e shtrenjtë e arritur në histori të futbollit.

Vetëm sa për krahasim, Manchester City, lideri i botës në këtë aspekt, raportohet se përfiton rreth 167 milionë euro në vit ndërsa Real Madridi përfiton vetëm 120 milionë nga marrëveshja aktuale e tyre me Adidas.

Problemi i vetëm është se kontrata aktuale e Barçës me kompaninë Nike skadon në vitin 2026, teksa këta të fundit kanë mundësinë për ta zgjatur atë deri në vitin 2028.

Sidoqoftë, është raportuar se të dy palët janë duke menduar për shkëputjen e kontratës.

Duke u bazuar në dizajnet e Pumas, këto janë disa koncepte se si do të dukej në të ardhmen fanella e Barcelonës./Telegrafi/



[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *