Barcelona po përgatitet t’i jap fund bashkëpunimit 26 vjeçar me Niken, klubi planifikon revolucion me fanellat

Lajme

Barcelona së shpejti do të bëjë një lëvizje të papritur, pasi planifikon të ndërpresë kontratën me prodhuesin e pajisjeve Nike, e cila ka qenë në fuqi që nga viti 1998.

Edhe pse kjo kontratë i sjell klubit 85 milionë euro në vit, ata janë të pakënaqur dhe po kërkojnë një zgjidhje alternative.

Siç shkruan Sport, drejtuesit e Barcelonës janë gati të bëjnë një lëvizje revolucionare dhe të krijojnë markën e tyre që do të prodhonte pajisje për ekipin e parë dhe La Masia.

Është e qartë se në këtë mënyrë Barcelona planifikon të rrisë të ardhurat, pasi aktualisht nga Nike merr vetëm një përqindje e të ardhurave totale nga shitja e fanellave dhe pajisjeve të tjera.

Një tjetër opsion është nënshkrimi i një kontrate me Puma-n, e cila i ofron pak më shumë se 100 milionë euro në sezon gjigantit katalanas, por presidenti i Barcelonës, Joan Laporta njoftoi krijimin e markës së tyre në një deklaratë për RAC1 disa javë më parë.

Vendimi përfundimtar duhet të merret gjatë muajit mars sepse plani është që në fund të sezonit të përfundojë bashkëpunimi me Niken.

Në Barcelonë duan të ndahen me Nike në mënyrë të dakordësuar, sepse në të kundërt marka amerikane mund ta raportojë klubin për shkelje të kontratës që zgjat deri në verën e vitit 2028. /Telegrafi/



sport,BARCELONA,la liga , BARCELONA,la liga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *