Barcelona ka disa lojtarë në listën e tyre që do i lejoj të largohen për çmimin e duhur këtë verë, dhe nuk është befasi që klubet e Premier Ligës kanë filluar të identifikojnë njërin nga talentët e tyre.
Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll Fermin Lopez, që Barcelona mund të fitojë para të majme nga shitja e tij në verë.
20-vjeçari bëri përshtypjet e para për tifozët në parasezon duke shënuar dhe asistuar ndaj Real Madridit në miqësore.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që ai të fitojë një vend në ekip këtë sezon, dhe duhet thënë se Lopez e ka shfrytëzuar në avantazhin e tij çdo mundësi që ka pasur, në veçanti ndaj Real Madridit, Napolit dhe Atletico Madridit.
Sipas mediumit katalanas SPORT, Aston Villa dhe Evertoni janë dy klubet që kanë pyetur për shërbimet e Lopez para një transferimi të mundshëm në verë.
Sidoqoftë, përkundër ofertave të tyre, ato kanë një mundësi shumë të vogël për ta transferuar atë pasi Lopez është i vendosur që ta vazhdojë karrierën tek Barcelona.
Ky lajm vjen pak kohë pasi ishte raportuar se Barcelona e ka vendosur emrin e Fermin në tavolinë si një ndër kandidatët e mundshëm për t’u përfshirë në një marrëveshje shkëmbimi me Amadou Onanan të Evertonit.
Lopez ka nënshkruar kontratë të re më herët gjatë këtij sezoni e cila vlen deri në vitin 2027, dhe ka një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurosh. /Telegrafi/
sport,BARCELONA,la liga , BARCELONA,la liga