Barcelona konfirmon marrëveshjen për shkëputje të kontratës me Xavin

Lajme

Barcelona ka konfirmuar edhe zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për ndërprerjen e kontratës me trajnerin Xavi Hernandez.

Tashmë është edhe zyrtare. Xavi Herandez nuk do të jetë më trajner i Barcelonës.

Është vet faqja zyrtare e Barcelonë, e cila ka konfirmuar me anë të një komunikate ndarjen me Xavin dhe stafin e tij.

“FC Barcelona dhe Xavi Hernandez Creus kanë arritur një marrëveshje për lirimin e kontratës që trajneri dhe stafi i tij kishin me klubin deri në fund të sezonit 2024/25”.

“Klubi shpreh publikisht mirënjohjen e tij për Xavin dhe pjesën tjetër të stafit teknik për angazhimin, përkushtimin dhe bujarinë e tyre dhe për lehtësitë e dhëna për t’u shkëputur kontraktualisht”.

“Në të njëjtën mënyrë i urojme fat dhe suksese në të ardhmen, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/



sport,BARCELONA,la liga,xavi , BARCELONA,la liga,xavi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *