Ylli 26-vjeçar i sulmit, Kaoru Mitoma ka hyrë në sezonin e tij të dytë, te “pulëbardhat” e Brighton, teska është kthyer në një nga protagonistët e skuadrës së teknikut De Zerbi, me këtë të fundit që po bën mrekulli me skuadrën në elitën e futbollit anglez.
Falë performancave magjike në Amex Stadium, Mitoma tashmë ka tërhequr vëmendjen e “gjigantëve” evropian, me “katalanasit’ e Barcelona, që janë të interesuar për “yllin” japonez, teksa prej kohësh vuajnë mungesën e një lojtari cilësor në krahun e majtë të fushës.
Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë pikë të sezonit, Mitoma ka zbritur plot 26 herë në fushë për skuadrën e Brighton, duke arritur të shënojë 3 gola, si dhe të asistojë 5 herë të tjera për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al
sport,BARCELONA,Brighton,kaoru mitoma,la liga , BARCELONA,Brighton,kaoru mitoma,la liga