Barcelona ka gjetur zëvendësuesin ideal të Busquets – ai kushton vetëm 30 milionë euro

Lajme

Gjuetia e Barcelonës për të gjetur një lojtar i cili do të plotësojë boshllëkun e Sergio Busquetes në mesfushë ka qenë një mision mjaft i vështirë për ta deri më tani, por drejtori sportiv Deco ka vazhduar punën e tij të palodhshme në këtë drejtim. Siç duket madje ai ka përparuar aq shumë, sa që ka identifikuar mesfushorin Morten Hjulmand si objektivin kryesor.

Reprezentuesi danez i cili më herët ka luajtur për Kopenhagën, Genoan dhe Leccen, ka tri paraqitje për kombëtaren daneze dhe ka qenë një ndër lojtarët kyç të Sporting Lisbonës në kërkim të titullit në Portugali.

Aftësia e tij për të mbuluar disa pozita në fushë e ka bërë atë një lojtar shumë të kërkuar në Evropë, ndërsa këtë edicion Hjulmand është paraqitur në 37 ndeshje duke shënuar dy gola dhe duke kontribuar me katër asistime.

Megjithatë, problemi qëndron se Barcelona do të ballafaqohet me një konkurrencë të ashpër nga klubet e Ligës Premier, pasi Tottenhami ishte më herët i interesuar për shërbimet e tij.

Gazetari i njohur italian Gianluca di Marzio ka shpjeguar se Spurs nuk mund të llogariten më një rrezik për Barcelonën, ashtu siç u raportua nga Tipsbladet.

“Hjulmand mund të ndjekë Amorim kudo që ai shkon, kështu që ne do të shohim se ku do të shkojë Hjulmand”.

“Barcelona po e përcjellë atë, dhe Tottenhami ishin të interesuar për të më herët, por Tottenham nuk janë më të interesuar për Hjulmand dhe Barcelona sigurisht që po e përcjell atë”, ka thënë Di Marzio.

Përveç mesfushës, prioritet tjetër për Decon gjatë verës do të jetë edhe nënshkrimi me një sulmues anësor për të kompletuar fazën ofanzive. /Telegrafi/



sport,BARCELONA,la liga , BARCELONA,la liga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *