Barcelona humb dy titullarë të mesfushës para ndeshjes me Napolin në Champions Ligë

Lajme

Barcelona po përballet me një krizë lëndimesh, të cilat i mori në përballjen e sotme ndaj Athletic Bilbaos.

Pedri dhe Frenkie de Jong lëshuan fushën në pjesën e parë dhe me siguri do të mungojnë në ndeshjen kthyese ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.

Pedri që njihet për problemet muskulare pësoi një tendosjeje të muskulit, teksa u ul i përlotur në stol, ndërsa ngushëllohej nga stafi dhe shokët e skuadrës.

Ishte përsëri kofsha e djathtë dhe pritet një pushim më i gjatë.

Mesfushori De Jong u largua me barelë pasi ndrydhi keq kyçin e këmbës së djathtë, kështu që edhe ai ka shumë pak gjasa të rikuperohet në kohë për ndeshjen e Napolit.

Ndeshja e parë e përballjes përfundoi 1-1 në “Diego Armando Maradona”.

Barcelona nuk do të ketë as avantazhin shtëpiak të Camp Nou, pasi stadiumi po i nënshtrohet punimeve të ristrukturimit, kështu që do të luhet në “Olimpic Lluis Companys”. /Telegrafi/



sport,BARCELONA,champions league,la liga,napoli , BARCELONA,champions league,la liga,napoli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *