Barcelona është me probleme të mëdha përpara vizitës të së shtunës në Alaves, pavarësisht se dje arriti të merrte një fitore minimale ndaj Osasunas.
Përkatësisht, në fillim të javës, Barcelona humbi Joao Felixin për shkak të lëndimit, ndërsa Ferran Torres doli kundër Osasunas në minutën e 7-të për shkak të një problemi muskulor dhe ai gjithashtu nuk do të jetë në dispozicion për disa javë.
Kështu, Xavi Hernandez mbeti në vetëm 12 lojtarë kryesorë pasi numri i përgjithshëm i lojtarëve të lënduar te Barcelona u rrit në nëntë.
Gavi, Alejandro Balde, Joao Felix, Andre ter Stregen, Raphinha, Inigo Martinez, Sergi Roberto, Ferran Torres janë jashtë fushave shkaku i dëmtimeve.
Të rinjtë Lamine Yamal, Hector Fort, Pau Cubarsi dhe Marc Guiu janë tani pjesë kryesore e planeve të Xavi dhe AS raporton sot se gjërat mund të përkeqësohen edhe më shumë.
Situata e Ronaldo Araujo dhe Joao Cancelo është në pikëpyetje për fundjavën e ardhshme pasi ata çaluan pas ndeshjes me Osasunan shkaku i problemeve në gju.
Kështu, Xavi do të duhej të mbështetej te Fort në krahun e majtë dhe Andreas Christensen në qendër të mbrojtjes së bashku me Pau Cubarsin.
Probleme kanë edhe Yamal dhe Oriol Romeo, e përveç gjithë këtyre duhet shtuar se Robert Leëandoëski, Romeo, Cancelo dhe Araujo janë një karton të verdhë larg pezullimit. /Telegrafi/
Barcelona are currently missing NINE players due to injury 😳 pic.twitter.com/o5ScVHhrdm
— ESPN FC (@ESPNFC) January 31, 2024
sport,BARCELONA,la liga , BARCELONA,la liga