Barazimi me Kroacinë në Euro 2024, vajza e trajnerit Sylvinho nuk mban dot lotët

Lajme

Miliona shqiptarë anembanë botës janë gëzuar për barazimin e shkëlqyer të Shqipërisë përballë Kroacisë në Euro 2024. Emocione të jashtëzakonshme nuk kanë përjetuar vetëm shqiptarët, siç e tregon videoja e publikuar në rrjetet sociale nga Tati, vajza e trajnerit Silvinjo.

Familja e teknikut të kuqezinjve ishte e gjitha e pranishme në tribunën e stadiumit të Hamburgut duke ndjekur ndeshjen emocionuese dhe Tati nuk ka mbajtur lotët në momente të ndryshme të sfidës.

Ajo shihet teka fshin lotët në fillim dhe në fund të ndeshjes, kur feston bashkë me të ëmën momentin e veçantë kur lojtarët e Shqipërisë po përshëndeteshin me tifozët.



lajme,sport,ndeshja,Sylvinho,vajza , ndeshja,Sylvinho,vajza

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *