Julian Alvarez është synimi kryesor i Atletico Madrid për merkaton e verës. Kjo është kërkesa e parë e Diego Simeones.
De Paul, Nahuel Molina, Correa dhe trajneri janë katër argjentinasit që janë bërë “sebep” për sjelljen e tij në Madrid.
Për këtë transferim, Atletico Madrid thuhet se ka gati plot 50 milionë euro për Alvarez. Megjithatë, mes klubeve ende nuk ka nisur asnjë kontakt konkret.
Në rast se dështon plani i Simeones, skuadra spanjolle do t’i kthejë sytë te Sorloth i Villarealit dhe Dovbyku i Gironës.
sport,Atletico Madrid,julian alvarez,la liga , Atletico Madrid,julian alvarez,la liga