“Asllani dukej si veteran me Interin”, ish-trajneri i mesfushorit shqiptar i thur elozhe: Personalitet i madh, cilësi e madhe

Lajme

Kristjan Asllani ka shkëlqyer në tre ndeshjet e fundit me fanellën e Interit. Mesfushori shqiptar ka dhënë një asist dhe ka shënuar një gol në këto përballje ku e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë. Por këto paraqitje pozitive nuk kanë qenë një befasi për Antonio Bushenë. Ish-trajneri i Asllanit ka thënë për “Radio Sportiva” se ishte një çështje kohe që 21-vjeçari të linte ndikimin e tij te Interi. Sipas Bushesë, Asllani ka qenë një lojtar i pjekur që në moshën 15-vjeçare.

“Ishte thuajse e ditur që një djalë në një vend shumë të rëndësishëm, të njohur dhe të klasit botëror si Interi mund të kishte një ndikim të tillë për një moment. Por ishte çështje disa muajsh, jo më shumë. E kam parë Kristjanin në këto ndeshjet e fundit ku ai filloi e minuta e parë dhe pothuajse duket si një veteran. Personaliteti i madh, cilësi e madhe. Të mos harrojmë se kur stërvitesh me lojtarë të rëndësishëm të atij kalibri, gjithmonë përmirësohesh. Pastaj kur luani, edhe më shumë.

Besoj se Asllani është një lojtar që mund të përmirësohet vetëm për shkak të moshës dhe mentalitetit që ka. E kam stërvitur kur ishte 14-15 vjeç dhe nga mendja dukej si një djalë 25-26 vjeç. Kjo është një veçori shumë e rëndësishme, sepse shumë fëmijë humbasin pikërisht sepse i marrin gjërat si të mirëqena dhe nuk kanë urinë, ligësinë dhe mendjen për t’u siguruar që kjo lojë e vogël mund të ndryshojë jetën e tyre nga çdo këndvështrim. Të luash futboll të jep shumë kënaqësi dhe më pas nga pikëpamja ekonomike mund të ndryshosh jetën e shumë njerëzve të afërt, duke i bërë ata të ndihen mirë”, ka deklaruar Antoni Busheja. /Sport Ekspres/



sport,inter,kristjan asllani,serie a , inter,kristjan asllani,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *