Arsenali është në luftë për titullin e kampionit në Angli, megjithatë ata vazhdojnë të mendojnë edhe për transferime për sezonin e ardhshëm.
Trajneri i londinezëve, Mikel Arteta synon ta përforcojë repartin ofensivë pasi nuk ka alternativa të shumta.
E qëllimi i Topçinjve është që në repartin ofensivë të përforcohen me dy yje nga gjiganti katalunas Barcelona.
Arsenali po shqyrton një lëvizje të guximshme të dyfishtë për të siguruar sulmuesit e Barcelonës, brazilianin Raphinha dhe spanjollin Ferran Torres në afatin kalimtar të verës.
Ka pasur spekulime se dyshja rrezikojnë të largohen nga Camp Nou pasi Barcelona përballet me presion për të ulur faturën e pagave për shkak të problemeve financiare, të cilat mund të hapin derën për transferime të mundshme.
Raportet sugjerojnë se Barcelona ka vënë në dispozicion për transferim Raphinha dhe Torres, me synimin për të gjeneruar të ardhura të konsiderueshme.
Arsenali, i cili më parë tregoi interes për Raphinhan në verën e vitit 2022, është ndër klubet që kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë për të forcuar skuadrën e tyre.
Për transferimin e brazilianit duhet të shpenzohen rreth 60 milionë euro, derisa Ferran Torres mund të largohet nga Barcelona nëse vije një ofertë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/
sport,arsenal,BARCELONA,la liga,Premier League , arsenal,BARCELONA,la liga,Premier League