“Arsenali nuk ka shanse”, Agjenti zbulon klubin që mund ta transferojë Osimhenin

Lajme

Agjenti italian, Paolo Palermo thotë se Arsenali nuk ka asnjë shans për të nënshkruar me Victor Osimhen këtë verë. Sipas tij, Chelsea është favorit për të marrë nigerianin.

Duke folur për TV Play në Twitch, Palermo pohoi se komentet e nigerianit ndërsa ishte duke luajtur në Kupën e Kombeve të Afrikës me Nigerinë, janë një “prelud i një lamtumire verore”.

“E kam thënë që kur ai rinovoi se po largohej”, vazhdoi Palermo. “Të vazhdosh kontratën për vetëm një vit do të thotë ta kesh shitur tashmë, përndryshe ata do ta rinovonin për katër vjet. Ata i vendosin çmimin lojtarit”.

“Mendoj se tashmë është arritur marrëveshja. Mendoj se është Chelsea. Ata që mund të shpenzojnë 120-130 milionë euro janë Chelsea, Man City, Man United dhe Liverpool, nuk mendoj se këtë gjë mund ta bëjë edhe Arsenali”.

“Tottenham gjithashtu mund ta bëjë këtë, por ata ofrojnë një pagë vetëm 6-7 milionë euro, Osimhen tashmë fiton 10 milionë euro”, ka shtuar më tej ai.

Topçinjtë pritet të bëjnë përforcim sulmues në verë. Osimhen dhe Ivan Toney janë lidhur rregullisht me klubin. /Telegrafi/



sport,arsenal,Premier League,serie a,victor osimhen , arsenal,Premier League,serie a,victor osimhen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *