Aaron Ramsdale pritet të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar veror, pasi ai nuk dëshiron të mbetet në bankën rezervë.
Portieri anglez dëshiron të nënshkruajë me një skuadër ku do të ishte portieri i parë, pasi te Arsenali është zgjedhja e dytë pas David Rayas.
Sipas Football Insider, Arsenali i ka larguar ekipet e interesuara për lojtarin, me kërkesat e pakuptimta.
Raportet kanë pohuar se Arsenali kërkon 50 milionë euro për ta shitur portierin, i cili në sezonin e fundit ka mbrojtur në vetëm 12 ndeshje.
Megjithatë, raporti shton se Arsenali nuk po nxiton të shesë Ramsdale dhe do të qëndrojë i vendosur në çmimin e tyre të kërkuar.
Topçinjtë kishin shpenzuar 28 milionë euro në vitin 2021 për blerjen e tij.
Chelsea, Newcastle United e Manchester United janë skuadrat e interesuara për shërbimet e portierit anglez. /Telegrafi/
sport,Aaron Ramsdale,arsenal , Aaron Ramsdale,arsenal