Humbja ndaj Tottenhamit 2:1 sot i ka kushtuar rëndë ekipit të Burnleyt.
Skuadra në të cilën bën pjesë edhe portieri kosovar, Aro Muric është përshëndetur nga Premierliga.
Aktualisht, ata gjenden në pozitën e parafundit me 24 pikë dhe matematikisht i kanë humbur gjasat për mbijetesë në elitën e futbollit anglez.
Nga sezoni i ardhshëm, Burnley do të garojë në Championship.
Portieri kosovar, Aro Muric javëve të fundit u bë startues i padiskutueshëm, duke bërë paraqitje mjaft të mira, megjithëse i bëri dy gabime të rënda.
sport,Aro Muric,Burnley,Premier League , Aro Muric,Burnley,Premier League