Arda Guler ndihet i mashtruar, dëshiron largimin nga Real Madridi

Lajme

Arda Guler është shndërruar në një problem te Real Madridi.

Gjiganti spanjoll punoi shumë për transferimin e tij në verën e vitit të kaluar, por tani raportohet për një prishje të raporteve mes lojtarit dhe klubit, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Sport”, Guler dhe përfaqëesuesit e tij ndihen të mashtruar nga Real Madridi, pasi iu premtuan minuta në sezonin e tij të parë në “Santiago Bernabeu”, por minutat po i mungojnë atij.

Kësisoj, mesfushori i turk thuhet se po mendon seriozisht të ardhmen e tij larg Madridit.

Ai pati probleme me lëndime në fillim të sezonit, por edhe pas riaftësimit, Carlo Ancelotti nuk po llogarit në shërbimet e tij.

Real Madridi ia ka bërë të qartë se është më mirë që ai të kalojë një ose dy vjet në huazim për t’u rikthyer më i fortë, ashtu siç ndodhi me Brahim Diazin.

Megjithatë, 19-vjeçari thuhet se është i gatshëm që të dëgjojë ofertat dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit në formë transferimi të plotë.

Ish-mesfushori i Fenerbahçes dëshiron t’i bashkohet projektit të një klubi të nivelit të lartë në Evropë, aty ku mund të ndihet si protagonist.

Ndryshe, Arda Guler me Real Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2029. /Gazeta Express/



sport,arda guler,la liga,real madrid , arda guler,la liga,real madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *