Të premten, më 1 mars, Andres Iniesta arriti një rekord të jashtëzakonshëm, duke luajtur ndeshjen e tij të 1000-të në karrierë për klubet dhe kombëtaren.
Ai këtë e arriti kur skuadra e tij Emirates Club përballej me Ajmanin.
Shumica prej ndeshjeve, veçanërisht në 674 prej tyre, mesfushori kishte veshur fanellën e Barcelonës , duke shënuar gjithsej 57 gola dhe duke dhuruar 136 asistime, ku fitoi trofe të shumtë për Blaugranan.
Ajo që është veçanërisht e shquar në karrierën e Iniestës është se në të gjitha këto ndeshje, ai nuk ka marr kurrë karton të kuq, as edhe një herë.
Kjo gjë flet shumë për të si lojtar – gjithmonë i qetë, i përulur dhe i qetë.
“Ai nuk i lyen flokët, nuk mban vathë apo nuk ka tatuazhe”, kishte thënë Guardiola për lojtarin e tij sa ishte te Barcelona.
sport,Andres Iniesta , Andres Iniesta