E ardhmja e Toni Kroos si lojtar i Real Madridit ka qenë subjekt i shumë spekulimeve tash e disa kohë.
34-vjeçari, i cili po kalon në një formë fenomenale këtë sezon, do të jetë pa kontratë gjatë verës dhe në këtë fazë, ai ende nuk ka vendosur nëse do të luaj edhe për 12 muaj të tjerë.
Më herët gjatë kësaj javem Kroos kishte njoftuar se do të rikthehej të luante për Gjermaninë në Kampionatin Evropian. Ancelotti në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sevillën, i konfirmoi raportimet se ai ka biseduar me mesfushorin para se vendimi të bëhej publik.
“Ai më tha se do të rikthehej në kombëtare. Kjo nuk do të ketë ndonjë efekt sa i përket qëndrimit tek ne. Niveli i tij i performancave këtu ka qenë mjaft i lartë”, ka thënë Ancelotti.
Sa i përket të ardhmes së Kroos, Ancelotti ka konfirmuar se ai nuk do të tentojë që ta bind atë, duke lënë të kuptohet se vendimi do i takoj plotësisht Kroosit.
“A do i kërkoj që të rinovojë? Unë nuk do t’i jap këshilla se çfarë të bëjë. Ai nuk është djali im. Ai e ka kapacitetin mendor që të bëjë zgjedhjen e tij”.
“Unë mendoj se ai është një person shumë i përgjegjshëm dhe ka një ide të qartë. Ju do të ndaloni ditën që e shihni se niveli juaj ka rënë. Në këtë kuptim, ai ka besuar se do të vazhdojë”, përfundoi tekniku italian. /Telegrafi/
sport,Carlo Ancelotti,la liga,real madrid , Carlo Ancelotti,la liga,real madrid