Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rahmani sot po feston 30-vjetorin e lindjes, raporton Gazeta Sinjali Sporti.
Një urim të veçantë ia ka kushtuar Federata e Futbollit të Kosovës me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Urime ditëlindja e 3️⃣0️⃣ kapiten! 🥂🎂💯 Shpresojmë që ky vit të sjellë suksese të mëdha për ju dhe për Kombëtaren e Kosovës ⚽️🇽🇰. Suksese dhe lumturi në rrugëtimin tuaj”, thuhet në urimin e FFK-së.
Ndryshe, Rrahmani këtë sezon ka zhvilluar gjithsej 19 paraqitje në Serie A duke shënuar një gol, dhe aktualisht skuadra e tij ndodhet në pozitën e nëntë në renditjen tabelare, me 36 pikë të mbledhura pas 24 xhirosh në Kampionat.
sport,Amir Rrahmani,FFK,kombetarja e kosoves , Amir Rrahmani,FFK,kombetarja e kosoves