Milani ka arritur marrëveshjen me Alvaro Moratan. Ky është lajmi i fundit që vjen nga i pagabueshmi i merkatos, Fabrizio Romano.
Kuqezinjtë kanë bërë gati 13 milionë euro për klauzolën e lirimit të sulmuesit të Spanjës.
Ndërkohë Morata ka pranuar ofertën e Milanit, për të nënshkruar një kontratë katër vjeçare, duke mbyllur kështu aventurën e tij te Atletico Madrid.
Sipas Fabrizio Romanos, hapat mjekësorë do të duhet që të ndiqen në ditët në vazhdim.
sport,Alvaro Morata,Milan,serie a , Alvaro Morata,Milan,serie a