Albion Rrahmani pranë Venezias, ish-sulmuesi i Ilir Dajës gati për firmën në Serie A

Albion Rrahmani pranë Venezias, ish-sulmuesi i Ilir Dajës gati për firmën në Serie A

Lajme

Albion Rrahmani është shumë afër që të bëhet lojtari më i ri i Venezias. Sulmuesi 25-vjeçar ka zgjedhur të mbyllë eksperiencën e tij te Sparta e Pragës për të nisur një aventurë të re në Serie A.

Gazetari Matteo Moretto raporton se marrëveshja mes palëve tashmë është finalizuar. Në ditët në vijim, Rrahmani pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të hedhë firmën mbi kontratë.

Rrahmani kujtohet edhe si një ish-lojtar i Ilir Dajës, duke qenë se trajneri ka bashkëpunuar me të te Ballkani. Gjatë karrierës së tij, 25-vjeçari ka qenë gjithashtu pjesë e Rapidit të Bukureshtit, Minatorit, Malishevës, Bashkimit dhe Llapit.









https://x.com/MatteMoretto/status/2072612559161537021
https://x.com/MatteMoretto/status/2072612559161537021

Promo