Al Nassr raportohet se është i etur për të nënshkruar me Virgil Van Dijk dhe ta bëjnë atë mbrojtësin më të paguar në botën e futbollit.
Kapiteni i Liverpoolit po i afrohet vitit të tij të fundit të kontratës në “Anfield” por ende po dhuron paraqitje të shkëlqyera në moshën 32-vjeçare, duke u nominuar për çmimin “Lojtari i Sezonit”.
Nuk ka pasur shumë lëvizje sa i përket negociatave për rinovimin e kontratës së Van Dijk, por është raportuar se ai ka një ofertë luksoze diku tjetër.
Marca raporton se ekipi arab Al Nassr dëshiron që të nënshkruajë me reprezentuesin holandez. Ata i kanë ofruar paga të mëdha ish-bashkëlojtarit të tij tek Liverpooli, Sadio Mane, Alex Telles, Marcelo Brozovic dhe Aymeric Laporte.
Por ata janë të gatshëm t’i dhurojnë holandezit një pagë e cila do t’i eklipsonte të gjitha përfitimet e qendërmbrojtësve të tjerë në futboll.
Është raportuar se drejtori gjeneral i Al Nassr ka mbajtur një takim me agjentin e Van Dijk të martën ku i ka bërë propozimin e tij.
Pasi përfunduan në pozitën e dytë pas Al Hilalit në Superligën e Arabisë, Al Nassr janë futur sërish në gjueti për të bërë blerje të mëdha me synim rikthimin e titullit sezonin e ardhshëm.
Për momentin fokusi i Van Dijk do të jetë tërësisht tek Euro 2024, aty ku Holanda do ta zhvillojë ndeshjen hapëse ndaj Polonisë në Hamburg të dielën./Telegrafi/
sport,Al-Nassr,liga pro saudite,liverpool , Al-Nassr,liga pro saudite,liverpool