Ajo që nuk u pa gjatë derbit – Vinicius Jr e provokoi De Paulin, argjentinasi e ‘mbyti’ me përgjigjen e tij

Lajme

Rodrigo de Paul dhe Vinicius Junior nuk janë të huaj. Njëri luan për Atletico Madridin dhe Argjentinën, tjetri për Brazilin dhe Real Madridin, të ndarë nga dy nga rivalitetet më të ashpra në futboll.

Nuk është për t’u habitur që të dy kanë pak zënka gjatë ndeshjeve, dhe përplasja e Kupës së Mbretit të enjten pa që De Paul jo vetëm të fitojë ndeshjen, por ndoshta edhe konfrontimin verbal.

Dyshja u panë duke pasur një përballje verbale gjatë një pushimi në lojë në Metropolitano, ku Vinicius Jr nisi gjithçka duke i treguar De Paulit stemën e Real Madridit.

Mediumi spanjoll Mundo Deportivo ka deshifruar bisedën mes yllit brazilian dhe atij argjentinas në ‘derbin kryeqyetas’ të vlefshëm për Copa del Rey.

“Unë luaj për Real Madridin, ti, kush je ti?”, ishin fjalët e Vini Jr për De Paul, i cili e ‘mbyti’ me përgjigjen e tij.

“Unë e kam fituar Kupën e Botës, ju jo”, ishte përgjigja plot stil e mesfushorit argjentinas.

Dyshja do të kenë një shans për të kapur përsëri ‘armët’ verbale pas vetëm dy javësh, kur në Santiago Bernabeu do të zhvillohet derbi i katërt i Madridit për këtë sezon.

Los Rojiblancos janë skuadra e vetme që mundi Real Madridin këtë sezon, dhe aktualisht bilanci qëndron në dy fitore ndaj një të Los Blancos. /Telegrafi/



sport,Rodrigo De Paul,Vinicius Junior , Rodrigo De Paul,Vinicius Junior

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *