“Ai zhveshi pantallonat para gjithë skuadrës, por nuk pamë asgjë” – Luca Toni flet për ‘diktatorin e futbollit’ Van Gaal

Lajme

Luca Toni ka ndarë një moment qesharak për trajnerin e njohur Louis van Gaal gjatë kohës së tyre së bashku në Bayern Munich.

Kur Van Gaal iu bashkua si trajner në vitin 2009, Toni e kishte vendosur tashmë veten si golashënuesi i mirë i skuadrës.

Tensionet u ndezën mes tyre pasi Van Gaal e bëri të qartë se do të largonte çdo lojtar që nuk e konsideronte mjaft të mirë.

Dyshja kanë funksionuar mirë, pasi Toni shënoi 58 gola në 89 ndeshje për Bayern Munich me holandezin.

“Ai ka një temperament të keq dhe u qaset lojtarëve në mënyrën e gabuar. Ai është një diktator, përveç rrethit të tij të ngushtë të holandezëve”.

“Një ditë ai i tha skuadrës ‘ju nuk i keni topat që kam unë’ dhe i hoqi pantallonat. Por ai kishte një bark të madh, kështu që ne nuk mund t’i shihnim topat”, tregon Toni momentin interesant me trajnerin e njohur.

Van Gaal ka drejtuar edhe ekipe si Manchester United , Ajax dhe Barcelona, ndërsa aktualisht punon si këshilltar për gjigantët holandez. /Telegrafi/



sport,Luca Toni,Van Gaal , Luca Toni,Van Gaal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *