Europa League

AC Milani zhgënjen në shtëpi, mposhtet 0-2 nga Ferencvarosi

AC Milani u mund 0-2 në shtëpi nga Ferencvarosi në xhiron e katërt të Ligës së Evropës, pas një paraqitjeje ku skuadra hungareze e dominoi në çdo aspekt. Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen dhe krijuan disa mundësi, por nuk arritën t’i shfrytëzonin në fillim. Në minutën e 52-të, Lenny Joseph…

AC Milani zhgënjen në shtëpi, mposhtet 0-2 nga Ferencvarosi

AC Milani u mund 0-2 në shtëpi nga Ferencvarosi në xhiron e katërt të Ligës së Evropës, pas një paraqitjeje ku skuadra hungareze e dominoi në çdo aspekt.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen dhe krijuan disa mundësi, por nuk arritën t’i shfrytëzonin në fillim.

Në minutën e 52-të, Lenny Joseph përfitoi nga një pasim i dhuruar dhe shënoi nga afërsia, duke kaluar Ferencvarosin në epërsi. Ai realizoi sërish në minutën e 66-të, këtë herë me një gol të bukur pas bashkëpunimit me Zachariassen.

Ferencvarosi mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 80-të, kur Dele mori karton të kuq direkt. Megjithatë, Milani vazhdoi të zhgënjente: nuk krijoi raste të mjaftueshme dhe ishte pranë pësimit të golit të tretë.

Pas katër xhirove, Ferencvarosi ka 12 pikë, ndërsa Milani mbetet me tri.