Në verën e vitit 2023, Karim Benzema njoftoi për largimin e tij nga Real Madridi, duke tronditur botën e futbollit.
Francezi nuk humbi kohë dhe menjëherë gjeti ekipin e tij të ri, duke nënshkruar një kontratë milionëshe me ekipin arab Al Ittihad.
Vetëm gjashtë muaj më pas, teksa afati dimëror u hap, spekulimet për rikthimin e mundshëm të Benzemas në Europë u përhapen.
Këto thashetheme e lidhën sulmuesin ikonik me një kalim në Ligën Premier, një rikthim tek klubi i fëmijërisë Olympique Lyon, madje edhe me një rikthim në “Santiago Bernabeu”.
Thashethemet mbeten të pakonfirmuara, pasi Benzema vazhdoi punën e tij në Al Ittihad. Raportimet për marrëdhënie të tensionuar me trajnerin Marcelo Gallardo dhe për rikthimin në Europë vazhduan.
Në një intervistë të fundit me një media lokale, Benzema iu adresua këtij problemi duke i hedhur poshtë thashethemet.
“Lajmi për largimin tim nuk është i vërtetë dhe unë jam i lumtur në Arabinë Saudite. Unë nuk kam probleme me Gallardon, dhe të gjithë ata që thonë se dua të rikthehem në Europë janë gënjeshtarë”, ka thënë Benzema.
“Unë jam shumë i lumtur tek Al Ittihadi. Për pjesën time, unë nuk kam probleme me askënd, pyesni trajnerin”, u shpreh francezi.
36-vjeçari shënoi 12 gola dhe bëri gjashtë asistime në 22 ndeshje për Al Ittihadin, ndërsa ata gjenden në pozitën e pestë në tabelë, me 20 pikë më pak se lideri Al Hilal./Telegrafi/
sport,al ittihad,Karim Benzema,liga pro saudite , al ittihad,Karim Benzema,liga pro saudite