Në 24 orët e fundit, u raportua se Manchester United është i gatshëm të shesë Mason Greenwood për një tarifë prej 40 milionë euro me interesimit nga Atletico Madrid dhe Barcelona.
Sipas Fabrizio Romanos, gazetarit më të besuar, nuk ka një vendim të tillë të marrë nga klubi.
Siç ka thënë Romano që në fillim, çdo vendim për Greenwood do të merret nga drejtori sportiv i ardhshëm.
Man United po punon për të emëruar Dan Ashworth në atë rol, por asgjë nuk është finalizuar ende. Dhe derisa të ndodhë kjo, nuk do të merret asnjë vendim konkret për të ardhmen e Greenwood.
Anglezi është ambientuar mirë si i huazuar te Getafe, pasi ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar pesë të tjerë që nga bashkimi verën e kaluar.
Ai duhej të largohej pasi klubi refuzoi ta linte të kthehej pas akuzave për përdhunim dhe sulm të bëra nga partneri i tij. /Telegrafi/
sport,Manchester United,mason greenwood,Premier League , Manchester United,mason greenwood,Premier League