Lidhur me pretendimet se sulmuesi shqiptar Rey Manaj do të transferohet te Trabzonspor, klubi i Sivasspor, që ka në pronësi 27-vjeçarin kuqezi ka reaguar me anë të kësaj deklarate zyrtare:
“Për shkak të lajmit të rremë që është publikuar së fundmi në shtyp dhe rrjete sociale në lidhje me transferimin e futbollistit tonë Rey Manaj, është bërë e nevojshme të informojmë komunitetin tonë dhe publikun.
Nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare për transferim nga asnjë klub për Rey Manaj. Kërkojmë nga tifozët tanë dhe komuniteti sportiv që të besojnë vetëm në deklaratat e bëra përmes kanaleve tona zyrtare”.
sport,Rey Manaj , Rey Manaj