Një ndeshje spektakolare dhe plot emocione ka qenë gjysmëfinalja e dytë e basketbollit për meshkuj në Lojërat Olimpike, Paris 2024.
SHBA ka mundur me përmbysje 95-91 Serbinë dhe ka siguruar një vend në finalen e madhe, aty ku e pret Franca.
Ndeshja e transmetuar në RTSH 2 ka qenë e mbushur me emocione. Serbët kanë dominuar thuajse të thithë takimin, por amerikanët kanë arritur që të përmbysin gjithçka në minutat e fundit të takimit.
Për herë të parë në avantazh, SHBA ka kaluar kur duheshin më pak se tre minuta nga përfundimi i takimit. Stephen Curry me 36 pikë (9 trepikësha) ka qenë ylli i skuadrës amerikane.
sport,basketboll,paris 2024,Serbia,SHBA , basketboll,paris 2024,Serbia,SHBA