Karlos E. Julo përveç se fitoi të artën në Paris 2024 ka marrë edhe një shtëpi. 24-vjeçari është i pari që i jep dy të arta Filipineve në një Olimpiadë.
Më 1 gusht agjensia e shit-blerjeve të pronave në Filipine, “Megaworld”, i ka ofruar medalistëve të artë të Filipineve nga një apartament në zonën më të mirë të qytetit Taguig. Gjimansti pritet që të marrë një banesë, e cila vlen rreth 414,046 mijë dollarë.
Përveç shtëpisë 24-vjeçarit i është premtuar nga shteti edhe një çmim prej 10 milionë pezoz filipinas (172,519 mijë dollarë).
Për Julon një sërë restorantesh i kanë ofruar mundësinë e furnizimit pa limit me ramen (gjellë popullore aziatike) për të gjithë jetën ndërsa Universiteti i Mindanao i ka dhënë kredite falas dhe mundësi për të vazhduar studimet.
sport,filipine , filipine