Bellingham i kushton më shumë vëmendje Vinicius sesa Ancelottit. Është thelbi i një anekdote të treguar nga trajneri i Real Madridit për gazetarët në grumbullim.
Shtatë lojtarë i mungojnë ende grupit të Galacticos, të justifikuar me angazhimet verore me kombëtaret.
“Dje u inatosa me Bellinghamin – tha ‘Carletto’ duke buzëqeshur – sepse e thirra dhe ai nuk më përgjigjej. Kështu i thashë Vinicius që ta thërriste dhe ai u përgjigj menjëherë. Më pas ma dorëzoi mua…”.
Sipas shtypit spanjoll, episodi është dëshmi e marrëdhënies së shkëlqyer mes mesfushorit sulmues dhe sulmuesit brazilian piroteknik të kampionëve në fuqi të Europës, Jude dhe Vini siç quhen me dashuri nga tifozët.
sport,Ancelotti,Bellingham,Vinicius , Ancelotti,Bellingham,Vinicius