Bomba Liverpool-Asllani, çfarë po ndodh!

Lajme

Emri i Kristjan Asllanit minutat e fundit ka përfunduar në trend në të gjitha rrjetet sociale. Mesfushori në pronësi të Interit, në fakt ka qenë i lidhur me Liverpoolin në merkato(Gjithashtu, edhe me Dortmundin). Ajo që shkaktoi interesin e madh që u krijua si në Itali ashtu edhe në Angli rreth lojtarit të lindur në vitin 2002 ishte një artikull në New York Times.

Një analizë e thelluar në të cilën gazeta prestigjioze tentoi të përvijonte identikitetin ideal të mesfushorit të ardhshëm të Liverpool-it. Arne Slot në fakt është në kërkim të një playmaker me karakteristikat e shqiptarit të cilit mund t’i besojë çelësat e mesfushës.

Prandaj, shkrimi i NYT ishte më shumë një sugjerim tregu në dritën e nevojave të ‘Reds’. Për momentin në fakt nuk ka një interes konkret nga Liverpool për Asllanin.

Interi e konsideron shqiptarin një lojtar të vlefshëm brenda skuadrës, zëvendës i Calhanoglu që do t’i duhet të gjejë edhe më shumë hapësirë ​​për vete këtë vit në krahasim me sezonin e kaluar.

The post Bomba Liverpool-Asllani, çfarë po ndodh! appeared first on Albeu.com.

sport,kristjan asllani , kristjan asllani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *