Futbollistët shqiptarë, Indrit Tuci, Qazim Laçi dhe Ermal Krasniqi, protagonistë në Champions League me skuadrën e tyre Sparta Prague në ndeshjen e kthimit përballë Shamrock Rovers të fituar me rezultatin 4-2(rezultati i përgjithshëm, 6-2).
Fillimisht ishte Laçi që asistoi në minutën e 41-të për Ross, i cili shënoi golin e 2-1. Më pas në skenë u shfaq dyshja Krasniqi-Tuci, me të parin që asistoi dhe i dyti shënoi për të mbyllur të gjitha llogaritë në minutën e 71-të me një rezultat 4-2.
Laçi u zëvendësua në minutën e 69-të nga Solbaken. Tuci u aktivizua në minutën e 69-të, shënoi në minutën e 71-të, ndërsa Krasniqi luajti 90 minuta.
sport,ermal krasniqi,indrit tuci,Qazim Laci,spartak praga , ermal krasniqi,indrit tuci,Qazim Laci,spartak praga