Rey Manaj është rikthyer te Sivasspor, skuadër e cila vazhdon përgatitjet për sezonin e ri në Superligë.
Sulmuesi i bardhekuqve ka sqaruar të ardhmen e tij në skuadër teksa iu përgjigj pyetjeve të TRT Spor.
Në lidhje me procesin e transferimit, Manaj tha:
“Ndihem shumë mirë. Jam shumë i lumtur që jam kthyer këtu. Kam qenë gjithmonë në komunikim me Sivasspor për transferimin tim. Ata nuk donin të më dërgonin nën vlerën time”.
Futbollisti 27-vjeçar, i cili luajti me Shqipërinë në Kampionatin Evropian, tha:
“Evropiani ishte shumë i mirë për mua. Momentet më të mira të jetës sime i kam kaluar me fanellën e vendit tim. Por tani jam në Sivasspor me gjithë përqendrimin tim”.
sport,Rey Manaj , Rey Manaj