Numri një i “Gestifute”, Zhorzh Mendez ka në dorë të ardhmen e Barcelonës. Shumë prej taleneteve të “La Masia”-s së famshme janë në kontratë me menaxherin nga Portugalia, i cili dallon për kontratat e pasuara që u servir klientëve të tij.
Në këtë moment Barcelona nuk gëzon shëndet të mirë në aspektin financiar dhe një super menaxher si Mendez do të jetë një problem jo i vogël për Laportën.
Problemet e para mund të evidentohen me Lamine Jamal. Tani, Zhorzh Mendez, përfaqësues i lojtarit, ka filluar të lëvizë për të kërkuar rishikim të kushteve në kontratën e klientit të tij.
Sipas “Sport”, Mendes është hedhur në aksion pasi është i vetëdijshëm që paga e Jamal është shumë larg shpërblimeve që marrin futbollistët e tjerë të ekipit të parë.
Në këto ditë të para stërvitjeje Hansi Flik ka grumbulluar në ekipin e parë edhe dy lojtarë të rinj në moshë siç janë Toni dhe Zhill Fernández. Që të dy menaxhohen nga portugezi dhe nëse arrijnë që të jenë të gatshëm për ekipin e parë atëherë sigurisht që Mendez do të kërkojnë rishikim të kontratës.
sport,jamal,mendez , jamal,mendez