Vazhdon të jetë e paqartë e ardhmja e mbrojtësit qendror italian, Riccardo Calafiori.
Sipas David Ornstein, bordi i Arsenalit nuk është i bindur për nënshkrimin e Riccardo Calafiori kur ata tashmë kanë William Saliba dhe Gabriel Magalhaes si çiftin e parë të qendërmbrojtësve.
Mikel Arteta, megjithatë, beson se mbrojtësi i Bolognës mund të shtojë një dimension të ri në lojën e Arsenalit.
Një tjetër qendërmbrojtës nuk do të dëmtonte sa i përket sigurimit të rezervave për Saliba dhe Magalhaes.
Kështu, Arteta ende po përpiqet të bëjë që bordi të ndryshojë mendje dhe të nënshkruajnë me qendërmbrojtësin italian për 50 milionë euro.
Ornstein sugjeron gjithashtu se kufizimet buxhetore të Arsenalit mund të kërkojnë që klubi të shesë dy lojtarë, Oleksandr Zinchenko dhe Jakub Kiwior për të financuar një lëvizje për Calafiori.
23-vjeçari besohet se ka pranuar transferimin te Arsenali, edhe pse në garë për të janë edhe Chelsea dhe Juventus. /Telegrafi/
sport,arsenal,Mikel Arteta,Premier League,riccardo calafiori , arsenal,Mikel Arteta,Premier League,riccardo calafiori