Messi befason me fjalët e tij: Këto janë betejat e fundit

Lajme

Lionel Messi ka gjetur golin e parë me Argjentinën në Copa America.

Ylli argjentinas shënoi në gjysmëfinale ndaj Kanadasë, ku Argjetina fitoi me rezultat të pastër 2-0 për të kaluar në finalen e madhe.

Messi ka folur pas fitores ndaj Kanadasë, duke treguar se është i lumtur për suksesin e arritur.

Megjithatë kapiteni i Argjentinës ka thënë se është i vetëdijshëm se këto janë sfidat e fundit të tij dhe po i shijon në maksimum.

“Po, jam i vetëdijshëm që këto janë betejat e mia të fundit, por po i shijoj të gjitha në maksimum”, ka thënë Messi për Radio DSports.

“Kualifikimi në një finale të re nuk ishte i lehtë. Duhet ta shijojmë këtë, të shijojmë çdo moment”, deklaroi ylli argjentinas.

Messi ende nuk e ka konfirmuar nëse do të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar, por besohet se ai do të luaj edhe në Kampionatin Botëror në vitin 2026.



sport,Lionel Messi , Lionel Messi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *