Donat Rrudhani hynë si zëvendësues dhe ia dhuron fitoren Young Boysit

Lajme

Donat Rrudhani ia ka dhuruar fitoren ekipit të tij, Young Boys në duel ndaj Grasshopers, në kuadër të Ligës së Zvicrës.

Rrudhani i cili u inkuadrua në lojën në pjesën e dytë, realizoi golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij në minutën e 73-të, pas një goditje të saktë brenda zonës.

Ky është goli i parë këtë sezon i lojtarit që përfaqëson Kosovën.

Në krahun tjetër, për Grasshopers u paraqitën dyshja Amir Abrashi dhe Florian Hoxha.

Young Boys është lider në Superligën e Zvicrës me 41 pikë. /gazetaexpress/



sport,donat rrudhani,young boys , donat rrudhani,young boys

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *